Transmetuar më 16-10-2021, 07:35

Një ngjarje e rëndë ndodhi në një hotel në Qerret ku 4 turistë rusë u gjetën të vdekur në dhomën e saunas.

Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe. Këto janë 4 shtetasit nga Rusia të cilët janë gjetur të vdekur në një dhomë saune tek hotel “Gloria” në Qerret të Kavajës.

Burime për ABC bëjnë me dije se 4 turistët kishin ardhur prej një javë në Shqipëri për pushime. Ata ishin pjesë e një grupi të madh turistësh rus. Kanë qenë pikërisht pjesa tjetër e grupit që kanë vërejtur mungesën e tyre dhe pas kërkimeve i kanë gjetur të vdekur në dhomën e saunas të hotelit ku ishin akomoduar.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po puno për të zbardhur të plota detajet e kësaj ngjarje të rëndë