Transmetuar më 16-10-2021, 08:03

4 turistë rusë janë gjetur të asfiksuar në një dhomë saune në një hotel në Qerret të Kavajës.

Raportohet se viktimat janë Nataliia Burenkova, 58 vjeçe, Sergei Burenkov, 60 vjeç, Nikita Belousov, 37 vjeç, Ekaterina Burenkova, 31 vjeçe.

Në foto do shihni pamjet e hotelit ku u gjetën të pa jetë turistët.

Burime bëjnë me dije se 4 turistët kishin ardhur prej një javë në Shqipëri për pushime. Ata ishin pjesë e një grupi të madh turistësh rus. Kanë qenë pikërisht pjesa tjetër e grupit që kanë vërejtur mungesën e tyre dhe pas kërkimeve i kanë gjetur të vdekur në dhomën e saunas të hotelit ku ishin akomoduar.

Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po puno për të zbardhur të plota detajet e kësaj ngjarje të rëndë.