Transmetuar më 16-10-2021, 08:37

Nuk ka mundur t’i mbijetojë traumës gruaja që u hodh nga ballkoni në Astir. Ndërsa djali i saj ndodhet në spital.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Në një apartament ka shpërthyer zjarri. Ndodhur përballë frikës së djegies, nënë e bir janë hedhur nga dritarja.

Sipas të dhënave në vendngjarje, shpërthimi ndodhi rreth orës 05:55 në katin e 3-të të një pallati. Dyshohet se në pamundësi për të dalë jashtë gjatë kohës së zjarrit janë hedhur nga dritarja shtetasja Hava Osmënaj rreth 62 vjeçe dhe djali i saj Klodian Osmënaj 36 vjeç.

Si pasojë ka ndërruar jetë gruaja Hava Osmënaj ndërsa djali, Klodian Osmënaj, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.