Transmetuar më 16-10-2021, 09:04

U zhvillua mbrëmë puntata e radhës e Big Brother VIP.

Elhaidi la shtëpinë.

Emrat e VIP-ave në nominim ishin: Beniada Nishani, Sheila Haxhiraj, Sabiani, Elhaid Cufi dhe Ardit Çuni. Ky i fundit pati një përplasje me banorët gjatë spektaklit të së martës për ndërhyrjet e tij të shpeshta në biseda.

Teksa banorët ishin ulur duke biseduar, njëri prej tyre, Donaldi, i pyeti se cili mendonin ata që do të largohej nga “Big Brother VIP”.

Reagimet e tyre ishin paksa të çuditshme në fillim dhe hezituan të thonin një emër deri në momentin kur Elhaidi tha se mendonte që Arditi do të ishte ai i cili do të largohej nga shtëpia. Këtij mendimi iu bashkua dhe vetë Donaldi, por nga ana tjetër, Sheila refuzonte të jepte një emër, po ashtu dhe Sabiani. Veshaj i ushtronte “presion” për të thënë një emër e për të qenë të sinqertë, por ata nuk ranë pre e kësaj duke vijuar të mos jepnin një emër.

Madje Sabiani u përgjigj duke thënë “Kush ta ketë të shkruar”.

Gjatë qëndrimit në shtëpi ai gjithashtu pati disa momente rrëfimi:

“Po kam tradhëtuar një herë, të flasim sinqerisht. Faktikisht ishim në fund të lidhjes edhe jo se ishte konsumuar si lidhje po dëshironim t’i jepnim një drejtim pasi ishte duke u bërë toksike. Kishim 2 vite lidhje dhe erdhi një moment që nuk shihnim të ardhme bashkë. Shihja që nuk ishte në rregull as nga pala tjetër, kisha dyshimet e mia dhe po më vrisnin.”, rrëfeu Elhaidi në një bisedë me Monikën.