Transmetuar më 16-10-2021, 10:21

Conor McGregor ishte për vizitë në Romë, bashkë me familjen e tij. Kampioni i MMA, një nga simbolet më të rëndësishëm në historinë e këtyre sporteve dhe sportisti më i paguar në botë (me një pasuri prej 180 milionë dollarë), mbërriti në kryeqytetin italian me familjen dhe zbuloi “Qytetin e Përjetshëm”, bashkë me kopshtet e Vatikanit, siç dokumenton në Instagram.

Conor McGregor a Roma, in Vaticano l'incontro con Mourinho: “Leggenda” - Forzaroma.info - Ultime notizie As Roma calcio – Interviste, foto e video | Forzaroma.info

I shoqëruar nga partneri i tij historik Dee Devlin, ai tërhoqi vëmendjen e të gjithë kalimtarëve, entuziastëve dhe fansave që e ndoqën kudo nëpër rrugët e qendrës së Romës, midis vizitës së një dyqani dhe një restoranti super-luksoz. Pastaj fotografitë me çelësat e Vatikanit dhe padyshim nga takimi me një nga idhujt e tij, José Mourinho.

Conor McGregor a Roma, maglia giallorossa numero 10 e 'inchino' a Mourinho: Leggenda

Conor McGregor zbarkoi në Romë pas një udhëtimi 10 orësh me avionin e tij privat nga Miami, për të pagëzuar djalin, Ian, në Vatikan, por edhe për të porositur jahtin e ri Lamborghini. Qëndrimi i tij në Itali ishte i shkurtër, por me stil dhe klas të shkëlqyer, me mysafirë dhe të paktën katër truproja gjithmonë mbas vetes.

Conor McGregor abbraccia... Mourinho! Incontro stellare a Roma, tra bevute, risate e... regali [FOTO]

Sigurisht, një nga momentet që do të mbajë mend nga vizita e tij italiane është takimi me Mourinhon. "Respekt për këtë njeri, sepse është legjendë", – shkroi McGregor në Instagram. Dhe “Special One” e mirëpriti, i dha fanellën e Romës me numrin 10 me emrin ‘Conor’.

Conor McGregor abbraccia... Mourinho! Incontro stellare a Roma, tra bevute, risate e... regali [FOTO]

Një dhuratë e mirëseardhur, ndërsa të dy pinin uiski të prodhuar në vendlindjen e kampionit të MMA, në darkën e organizuar në tarracën e Muzeve të Vatikanit. Një darkë shumë sugjestive mes bukurive dhe veprave të Vatikanit.