Transmetuar më 16-10-2021, 10:25

Ngjarja e rëndë e ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm në Astir ka tronditur banorët përreth. Si pasojë e zjarrit që përfshiu apartamentin në katin e 3 të pallatit, u hodhën nga dritarja 62 vjeçarja Hava Osmënaj e cila ndërroi jetë në spital dhe djali i saj Klodian Osmënaj i cili ndodhet nën trajtim mjekësor.

Nga detaje e mësuara u bë e ditur se zjarri ishte i vendosur qëllimisht nga djali i 62-vjeçares.

Lidhur me këtë temë, ka folur edhe adminisratorja e pallatit e cila tha se 36 vjeçari Klodian Osmëni ishte person problematik pasi vuante nga depresioni.

Administratorja e pallatit ku ra zjarri në Astir:

36 vjeçari Klodian Osmënaj ishte person problematik, vuante nga depresioni. Disja herë kam njoftuar policinë. Në momentin kur pamë zjarrin, kemi njoftuar menjëherë policinë sepse tymi vazhdoi të përhapej shpejt.