Transmetuar më 16-10-2021, 10:37

Ndahet nga jeta në moshën 58 vjeçare gazetari i njohur Artjan Tepelena. Mësohet se prej kohësh ishte në betejë me Covid-19, betejë të cilën fatkeqësisht nuk mundi ta fitonte.

Gazetari ishte i shtruar prej kohësh në spital, ku edhe po merrte trajtim për t’i bërë ballë Covid-19.

Lajmin e trishtë e kanë njoftuar miqtë e tij në rrjetet sociale.

“Na ike kaq shumë para kohe e na trishtove kaq shumë o Tan. Do të na mungosh shumë i shtrenjti jonë, sidomos Fjordit dhe Mirës. Të prehesh i qetë në përjetësi”

Artjan Tepelena ka qenë gazetar, kryeredaktor në TVSH, drejtor i lajmeve në TV Alba dhe së fundmi ishte pjesë e TVSCAN me një emision të tijin. Ai është vëllai i ambasadorit Ilir Tepelena.