Transmetuar më 16-10-2021, 11:17

Sot u nda nga jeta prej Covid, gazetari i njohur Artjan Tepelena. Prej dy muajsh ai ishte i prekur nga koronavirusi dhe ditët e fundit Telepena ishte shtruar në Sanatorium për shkak të gjendjes së rënduar.

Për këtë lajm të hidhur, i vëllai i tij, Ilir Tepelena përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’ ndan një mesazh tejet prekës.

"Dikur kur isha i vogël, nuk kishte lumturi më të madhe për mua se kur të shihja që më merrje nga kopshti…Vite më pas, nuk kishte moment më të bukur se sa kur më prisje në aeroport…Sot, më pret aty ku edhe në ëndrrën më të keqe nuk do ta kisha duruar…Vellai im i madh, idhulli im, gjaku im, familja ime, krenaria ime, dhimbja ime me e madhe – Artjan Tepelena, për të gjithë miqtë e njerëzit që të kanë njohur, të kanë dashur, te kanë respektuar…U prehsh në paqe!", shkruan Tepelena, i cili është ambasador shtetit tonë në Rumani.

Artjan Tepelena ishte në moshën në moshën 58-vjeçare.