Transmetuar më 16-10-2021, 11:10

Serie A starton sot me javën e tetë të saj. Një nga sfidat e shumëpritura është ajo mes Lazio dhe Interit, në “Olimpico”. Kampionët kanë tashmë në stol një beniamin bardhekaltër, sepse Simone Inzaghi ishte pjesë e skuadrës kryeqytetase për 22 vite me radhë. Kjo është hera e tij e parë, që do të luajë kundër Lazios. Megjithatë, ky ballafaqim kundrohet edhe si duel mes dy bomberave, Ciro Immobile dhe Ediz Dzeko. Le ta zëbrthejmë duelin në fjalë përmes faktesh, si më poshtë:

NUMRAT

Ata të dy i kanë kaluar të 30-tat dhe 100 golat në karrierë, kanë qenë kundërshtarë në derbet e Romës për pesë sezone. Këtë herë, Edin Dzeko dhe Ciro Immobile gjenden përsëri kundër njëri-tjetrit, por nëse fanella e bomberit të Lazios është gjithmonë e njëjtë, ajo e boshnjakut ka ndryshuar kohët e fundit, duke u bërë nga verdhekuqe në zikaltër. Moshat e tyre janë të ndryshme (31 vjeç Immobile, 35 Dzeko), numrat janë të ngjashëm, duke pasur parasysh se nga viti 2015 e deri më sot, Immobile ka shënuar 161 gola, Dzeko 125 gola, praktikisht pa marrë penallti, të cilat Ciro i gjuan dhe gjithashtu mirë.

FAMILJA

Sekreti i tyre është qetësia familjare. Ata të dy kanë nga tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë. Ata të Immobile janë Giorgia, Michela dhe Mattia, ndërsa ata të Dzeko quhen Una, Dani dhe Dalia. Gruaja e Immobile është Jessica Melena, me një milion ndjekës në Instagram, ndërsa zonja Dzeko, Amra, ka 233.000 ndjekës. Të dy, Dzeko dhe Immobile janë shumë të afërt me familjen e tyre të origjinës. Në Romë, numri 17 i Lazio ka një vilë në pjesën veriore të qytetit. Edin dhe Amra në vend të kësaj jetuan për vite në “Casal Palocco”.

PËRSHTATSHMËRIA

Nëse gratë stërviten praktikisht çdo ditë, as burrat e tyre nuk bëjnë përjashtim. Dzeko kishte një palestër në shtëpi në Romë (dhe gjithashtu po organizohet në Milano), Ciro në vend të kësaj ka pajisje të shpërndara këtu dhe atje, por kur bëhet fjalë për stërvitjet edhe pas kohës së fushës, ai nuk ka asnjë problem, ashtu si rivali i tij. Dhe shpesh, të dy e bëjnë këtë së bashku me gratë e tyre. Immobile ndiqet gjithashtu nga trajneri personal Carmine Menna; ndërsa Dzeko organizohet vetë, ose gruaja përgatit shpesh kurse atletike për të.

KUZHINA

Në këtë aspekt, Dzeko dhe Immobile janë shumë të ndryshëm. Ciro është një dashnor i kuzhinës tradicionale dhe mesdhetare, nga makaronat tek pica; ndërsa Edin vlerëson më shumë kuzhinat ndërkombëtare dhe ka një dietë shumë të shëndetshme, përsëri me sugjerimin e gruas së tij. Nëse Jesica shpesh tregon delikatesat, madje edhe ëmbëlsirat, që përgatit në shtëpi për Ciro dhe për fëmijët, Amra tregon më shumë sallata dhe pjata të gjelbra. Në çdo rast, të dy sulmuesit kurrë nuk e teprojnë gjatë javës, veçanërisht në darkë, sepse ata e dinë se kjo është mënyra e vetme për të qenë në formë gjatë fundjavës. Immobile pëlqen të luajë playstation, ndërsa Dzeko preferon të shikojë serialë televizivë në gjuhën origjinale (ai flet anglisht, gjermanisht, sllavisht, çekisht dhe italisht). Të dy shkojnë herët në shtrat.

TATUAZHET

Një gjë tjetër që i dallon: Edin nuk ka asnjë tatuazh, Ciro ka disa, veçanërisht të lidhura me familjen: gruaja dhe fëmijët, por edhe këpuca e artë dhe momentet që i kujtojnë karrierën. Zonjat janë më të ngjashme: Jesica ka bërë tatuazh emrin e Ciros, Amra ka shkruar Edin në kyçin e dorës.

ORIGJINAT

Të dy, Dzeko dhe Immobile vijnë nga familje shumë modeste. Edin, në Sarajevë, si fëmijë përjetoi luftën, bombat. Një herë shpëtoi nga një shpërthim falë nënës së tij, që e kishte urdhëruar të linte topin dhe të kthehej në shtëpi. Ciro, nga ana tjetër, u rrit në Torre Annunziata, me prindër shumë të pranishëm në jetën e tij, që u përpoqën ta bindnin të studionte, por për të kishte vetëm top. Në këtë drejtim, njësoj si Dzeko.