Transmetuar më 16-10-2021, 11:24

Kapen me 5 kg hashash, 2 në pranga dhe 2 në kërkim.

Operacioni policor është finalizuar në fshatin Tunjë nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Elbasan në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Gramsh.

Në kuadër të këtij operacioni arrestuan në flagrancë shtetasit A.B., 30 vjeç, banues në fshatin Çerrice, Çorovodë, dhe M.D., 31 vjeç, banues në fshatin Zhepe, Çorovodë.

Si dhe u shpallën në kërkim shtetasit M.H., 22 vjeç dhe S.Q.,23 vjeç, banues në Gramsh, ku vijon puna për kapjen e tyre.

Gjatë kontrollit të automjeteve , shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësin e provës materiale 5 kilogramë lëndë narkotike kanabis sativa. Gjithashtu për arsye hetimi u sekuestruan edhe 3 automjete dhe 2 telefona celular.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprën penale , "Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike", kryer në bashkëpunim.