Transmetuar më 16-10-2021, 11:41

Shpërthen bombula e gazit, merr flakë një banesë nëë Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘11 nëntori’ në këtë qytet në afërsi të spitalit psikiatrik.

Banesa në pronësi të shtetases H.V. ka shpërthyer papritur në flakë si pasojë e shpërthimit të një bombule gazi.

Familjarët janë larguar me shpejtësi , ndërkohë që flaka është përhapur në banesë.

Drejt vendngjarjes janë nisur zjarrfikëset të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe fikjen e flakëve.

Ndërkohë policia dhe grupi hetimor kanë administruar provat për të administruar provat në vendin e ngjarjes.