Transmetuar më 16-10-2021, 12:11

Bllokohet linja e trageteve Sarandë-Korfuz.

Që prej ditës së sotme është bllokuar lëvizja e trageteve Sarandë-Korfuz dhe anasjelltas. Sipas informacioneve të bëra me dije mësohet se ky bllokim ka ardhur si pasojë e grevës së organizuar nga punonjësit shëndetësorë nga pala greke.

Deri ditën e hënë situata do jetë e tillë. Një nga agjencitë sot udhëtarët e vet që ishin pajisur me biletë i ka transportuar me autobus nga Qafë Bota.

Nga kjo linjë janë transportuar 80 persona. Qytetarët që kishin prerë biletat ua kthyen lekët, por ata shprehen të shqetësuar se kërkojnë edhe lekët e tamponit, kjo për faktin se ky tampon është i pavlerë.