Transmetuar më 16-10-2021, 12:19

Sekustrohet pasuria e dy vëllezëve në Tiranë.

Policia u ka sekuestruar një pasuri rreth 150 mijë euro dy vëllezërve, të cilët akuzohen për vepra të rënda penale, trafikim të rriturish dhe prostitucion.

Nga të dhënat e marra, shtetasi A. L, është arrestuar në Spanjë në 2018 pasi akuzohet për veprën penale “Trafikimi i personave të rritur”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërsa shtetasi O. L, është nën hetim nga autoritetet Spanjolle për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” dhe “Shfrytëzim i prostitucionit”.

Prokuroria po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që këta shtetas dhe familjarët e tyre mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.