Transmetuar më 16-10-2021, 13:59

4 turistët nuk vdiqën në sauna! Burimet jo zyrtare zbardhin detaje të reja nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në një hotel me 5 yje në Qerret, ku u gjetën të vdekur 4 turistë rus.

Ndryshe nga sa u tha fillimisht, ngjarja nuk është regjistruar në ambientet e saunës, por në pishinën e brendshme të hotelit.

Trupi i vajzës është gjetur pak më tutje nga tre pjestarët e tjerë, mendohet se ka tentuar të dalë nga ambjenti ku ishin duke pushuar.

Trupat e tre turistëve të tjerve janë gjetur në shezlone.

Në dhomën e tyre janë sekuestruar shishe me birra, por ka dyshime që turistët të kenë konsumuar edhe lëndë narkotike.

Burime thonë se 4 turistët rusë kanë kaluar në overdozë droge dhe hetimet do të qartësojnë në vijim edhe se çfarë lloji droge kishin konsumuar si dhe sasinë e saj.

Tanimë trupat e tyre janë dërguar në morg ku edhe do t’u kryhet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë edhe versionin final.