Transmetuar më 16-10-2021, 15:42

Aksident në tunelin e Kërrabës.

Si pasojë e përplasjes së dy mjeteve ka pasur vetëm dëmtime të lehta të drejtuesve dhe dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e policisë të cilat normalizuan tarfikun dhe kryen veprimet proceduriale.

Tuneli i Kërrabës është segmenti ku janë regjistruar disa aksidente me pasoja për jetën e qytetarëve, ndërkohë mjaft mjete kanë shpërthyer edhe në flakë.

Shkak i këtyre aksidenteve mbetet mosrespektimi i rregullave të qarkullimit dhe shpejtësia e lartë.