Transmetuar më 16-10-2021, 16:59

Policia e Lezhës ka njoftuar se ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale.

Në prangat e policisë kanë rënë dy vëllezërit Elton Keçani, 29 vjeç dhe Ardit Keçani, 27 vjeç, banues në Lezhë të cilët janë kapur në flagrancë duke ushtruar dhunë ndaj vjehrrit të motrës së tyre.

Gjithashtu uniformat blu kanë arrestuar edhe babin e dy të rinjve, Lazër Keçani, 57 vjeç pasi gjatë kontrollit në banesë u është sekuestruar një armë zjarri automatik dhe 90 fishekë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Dhuna në familje “.