Transmetuar më 16-10-2021, 20:35

Pasione rinore që do t’i mbajnë mend gjatë. Por në këtë rast aventura shkoi keq…

Një 15-vjeçare italiane ka akuzuar një 17-vjeçar shqiptar për abuzim seksual.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, ndërsa pas denoncimit të "viktimës" dhe miqve të saj, policia siguroi edhe video që konfirmonin episodin e rëndë.

Gjithçka ndodhi në pak sekonda. E mitura së bashku me bashkëmoshatarët e saj kishin vendosur të linin shkollën atë ditë dhe të shëtisnin nëpër qytet.

Dy shqiptarët e moshës 16 dhe 17 vjeç “ia vunë syrin” të miturave teksa po shëtisnin në Piazza Roma, në Modena, Itali, raporton noa.al.

Mediat italiane shkruajnë se 17-vjeçari shqiptar, i cili është arrestuar, kapi 15-vjeçaren, e përplasi në mur dhe e puthi pavarësisht refuzimit të saj.

Vajza ia doli të shpëtojë nga duart e tij dhe të telefonojë policinë. Policia konfirmoi ngjarjen e rëndë dhe vuri në pranga dy të miturit.

Në galeri shikoni pamjet e aksionit policor.