Transmetuar më 16-10-2021, 22:54

Debati i nisur mes dy konkurrentëve, Mikelës dhe Jurgenit, ka vazhduar edhe pas përfundimit të programit të ditës së premte.

Mbrëmjen e sotme në ‘Përputhen Prime’ janë transmetuar disa pajme që publiku nuk i kishte parë.

Mikela dhe Jurgeni kanë kaluar në ofendime dhe situata është tensionuar edhe më tej. Ajo e ka goditur me një shuplakë në fytyrë këtë të fundit dhe i ka thënë “mos u afro se të vras, shife si je bërë si je bërë , si vdeksirë”.

Ndërkohë pas shuplakës, Jurgeni ka thënë “Edhe në të rrimë, që femrat të na shtypin”.

Kujtojmë se i fundit iu drejtua më një frazë shumë të rëndë Mikelës duke i thnë se “ajo e shet vetën për 5 mijë lekë”