Transmetuar më 16-10-2021, 23:02

Protesta kundër “Green Pass” në Itali është zhvendosur në Milano ditën e sotme. Mijëra protestues u mblodhën në Piazza Fontana, për të protestuar kundër detyrimit të certifikatës së gjelbër për të trembëdhjetën të shtunë radhazi. Ngjarja, e cila filloi e qetë, degradoi në mbrëmje kur policia duhej të ndalte turmën. Deri më tani sipas mediave italiane 16 persona janë arrestuar. Protestuesit vazhduan të thërrasin parullat e tyre të zakonshme “Jo kalim jeshil”, “Liri, liri” dhe “Duart larg fëmijëve”, si dhe fyerje ndaj kryeministrit Draghi.Ndërkohë që ditën e sotme u bë një tubim në kryeqytetin italian ku pjesë ishte edhe ministri Di Maio dhe ish-kryeministri Conte, si një fushatë pro vaksinimi, por edhe si një kundërpërgjigje ndaj protestueve të 9 tetorit që u mblodhën edhe sot në Milano.