Transmetuar më 17-10-2021, 09:36

Një hetim i përbashkët mes hetuesve shqiptarë dhe rusë do të kryhet për zbardhjen e vdekjes së katër turistëve mbrëmjen e së premtes, përvec hetuesve shqiptarë, prezent do jenë edhe ato rusë.

Kërkesa që të japin ndihmën e tyre dhe të jenë në kontakt me cdo veprim hetimor për zbardhjen e kesaj tragjedie është bërë nga autoritetet tona.

Pas kësaj kërkrse oficerët e ambadës ruse, që ndodhen në vendin tonë janë duke marrë informacion në kohë reale, por edhe ndihmuar hetuesit shqiptar. Gjatë gjithë ditës së djeshme është kryer ekspertiza mjeko-ligjore në morgun e kryeqytetit.

Të pranishëm në këtë proces ishin edhe përfaqësues të ambadadës ruse. Tashmë pritet që këtë të hënë mjeksia ligjore të dalë me një përgjigje zyrtare për shkakun që solli vdekjen e 4 pjestarëve të familjes ruse, dhe të shuajë të gjithë dyshimet e hetuesve.

Dy nga viktimat, nënë e bijë

Ndërkohë që në laborator janë dërguar edhe disa mostra të pishinës dhe PSA-së, ku do kryhen edhe analizat bakterilogjike, të ambineteve të hotelit dhe ujit të pishinës dimërore.

Dy bashkëshortët Natalia dhe Sergei Burenkova, 58 dhe 60 vjeç, vajza e tyre Ekaterina, si dhe partneri u saj Nikita u gjetën të pajetë në pishinën dimërore të hotelit.

Viktimat ishin pjesë e një grupi turistësh që kishin ardhur në vendin tonë prej një jave me pushime në zonën e plazhit të Qerretit në Kavajë.

Ditën e ngjarjes ata kishin vizituar qytetin turistik të Ohrit në Maqedoni e Veriut dhe ishin kthyer rreth orës 20:00 në hotelin ku ishin vendosur në Qerret, ku edhe humbën jetën tragjikisht.