Transmetuar më 17-10-2021, 10:55

Ish-zv. Kryeministri dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka publikuar një foto ditën e sotme nga libri i historisë së klasës së katërt.

Sipas tij, është një skandal fakti që teksa flitet për një fshat shqiptar, në foto është vënë kompleksi luksoz ku rrinë të pasurit dhe jo shumica e shqiptarëve.

"Fshati ka traktore, zetore, autokombajna, karroca. Fshatin e zakonshem e ruan bashkejetesa, prej saj askush ne fshat nuk vjedh komshiun, as ne pune e as ne lagje," shkruan Braçe.

POSTIMI I PLOTE

I DASHUR 10 VJECAR! Edhe pse i vogel, ti e ju duhet te mesoheni me TE VERTETEN! Ky ne foto, ne librin tend te historise, NUK ESHTE FSHAT, fshati i zakonshem e ne llojin e tij ne shumicen e Shqiperise!

Ne foto eshte nje REZIDENCE ME VILA PER FAMILJE TE PASURA, ndertuar nga nje njeri i pasur e me pushtet, por asfare ai fshati qe tani “eshte bere pjese e bashkive”.

Pra, per ty qe jeton ne fshat, ky nuk eshte fshati yt, ai ku ti jeton cdo dite. Fshati eshte i lire, pa mur te larte e te forte qe e rrethon cep e me cep; Fshati nuk ka frike, roje, kamera vezhguese, makina Bentley, Mercedez G, Maybach, Maserati, Porche, Rover etj;

Fshati ka traktore, zetore, autokombajna, karroca. Fshatin e zakonshem e ruan bashkejetesa, prej saj askush ne fshat nuk vjedh komshiun, as ne pune e as ne lagje;

Fshati ka qene qe e mbrojne cdo dite nga ata qe se njohin fshatin! Fshati nuk i ka te gjitha rruget me asfalt, madje ka fshatra ku “rruga automobilistike”eshte e veshtire, e pa asfaltuar dhe kalohet nga makina te renda ose karroca; eshte genjeshter ajo qe thuhet ne liber.

Pooo, fshati eshte i bukur, i gjelber, me pyll shpesh, ajer te paster, me shume kafshe, lope, dele, qingja, pula, zogj, kuaj, gomere, ndodh edhe me dhelpra, cakej prej verteti;

Por fshati eshte me i bukur prej njerezve qe punojne, punojne fort ne shi, bore e diell, ne dimer e ne vere, prodhojne ushqim per gjithe vendin, te paster e te shendetshem.

Tani, ky qe sheh ne liber, eshte dicka aty ne ane apo poshte fshatit tend, nuk eshte fshati yt;

Në foto rezidenca me vilat luksoze/ Erion Braçe publikon SKANDALIN

Aty jetojne njerez por nuk je ti, as prinderit e tu, as komshinjte e tu ne fshat. Ata qe jetojne aty jane njerez qe as e njohin e as e dine ceshte fshati; nje pjese e tyre kane shkaterruar qytetin dhe tani duan fshatin.

Plot prej tyre jane te pasur, jo prej punes, nderit e dinjitetit, por prej abuzimit me detyren qe kane patur apo kane, prej korrupsionit e prej krimit; i njeh gjithe Tirana keta.

Po ka aty edhe njerez te ndershem, te cilet nuk i njeh kush sepse punojne shume, gjithcka e kane prej punes se ndershme, as prej favoreve nga cilido pushtet, as prej shkeljes se ligjit e fshehjes se parave shtetit. Ndaj gezoju fshatit tend, fshatit prej verteti!