Transmetuar më 17-10-2021, 13:34

Detaje të reja kanë dalë nga ekzekutimi i një 45 vjeçari ende të paidentifikuar në lagjen “Çezëm” në Peqin, i cili u gjet ditën e sotme në afërsi të lumit Shkumbin.

Dyshohet se viktima është vrarë mbrëmjen e djeshme në një vend tjetër, ndërsa trupi është sjellë në vendin që u gjet për të mbuluar gjurmët.

I ndjeri ka marrë dy plumba, një plumb pas shpine dhe një në brinjë.

Policia ka rrethuar zonën dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ende nuk është identifikuar kush është viktima, por noa.al mëson nga policia lokale se asnjë person i zhdukur, banor në Peqin, nuk rezulton të përkojë me të ndjerin.

Të dhënat e viktimës iu dhanë drejtorisë policore Elbasan dhe më gjerë, policive në rrethe për të parë nëse ndonjë person i raportuar nga familjarët si i zhdukur, mund të korrespondojë me të ndjerin.

Noa.al ju sjell në galeri pamje nga vendngjarja.