Transmetuar më 17-10-2021, 17:17

Dalin detaje të reja nga vrasja e Alban Semakut në Peqin. Policia dyshon se 38-vjeçari Alban Semaku është vrarë të shtunën pasdite ose të dielën në mëngjes, nisur nga analiza paraprake e plagëve të plumbit të këqyrura në trupin e viktimës.

Semaku është identifikuar në morgun e Elbasanit nga e ëma e tij.

Grupi hetimor dyshon paraprakisht se bëhet fjalë për një ekzekutim nga afër, ose në vendin ku u gjet trupi i pajetë i tij, ose në ndonjë vend tjetër dhe më pas trupi është hedhur pranë lumit Shkumbin.

Nuk ka ende një pistë zyrtare të hetimeve, por besohet se viktima ka pasur njohje me autorët e vrasjes, nisur nga shenjat paraprake të plagëve, që tregojnë goditje nga afër.

“U ekzekutua nga afër” / 38-vjeçari i vrarë nëViktimaAlban Semaku, alias Elton Mermali Policia thotë se në vitin 2006, Alban Semaku, që më përpara ka pasur edhe emrin Elton Mermali është ekstraduar nga Italia, pasi Gjykata e Lushnjës, me vendimin e datës 28.08.2003 i ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’, për veprën penale ‘Vrasja’, ndodhur në qytetin e Lushnjës, kryer në kuadër të organizatës kriminale të Lushnjës.

“Më datë 16.03.2015 është arrestuar në flagrancë, pasi në lagjen ‘Gafurr Muço’, Lushnjë, për motive të dobëta, ka kanosur për jetën, me armë zjarri, shtetasin M. T. Gjatë kontrollit personal të ushtruar ndaj shtetasit Alban Semaku, iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit ‘Zastava’, një kre hër pistolete me 6 fishekë dhe dy doza heroinë”, shton më tej Policia në njoftimin e saj.

Në 2015, Alban Semaku është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, armëmbajtje pa leje dhe kanosje. Ai ishte liruar nga burgu i Peqinit, ku kishte kryer dënimin vetëm në maj të këtij viti.