Transmetuar më 17-10-2021, 19:23

Shpërthen në flakë një automjet ë autostradën Thumanë-Milot, në afërsi të Mamurrasit, pasditen e sotme.

Mjeti tip “Mercedez Benz”, i cili drejtohej nga një shtetas nga Kosova ka qenë në ecje në momentin kur është përfshirë nga zjarri.

Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar në njerëz. Mjeti është shkrumbuar totalisht, ndërsa mendohet se shkaku i defektit të ketë qenë në mekanizmin e rrjetit elektrik.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia.