Transmetuar më 17-10-2021, 22:43

Dalin të dhënat e sakta të tërmetit që goditi sonte Shqipërinë.

Sipas EMSC tërmeti ishte me epiqendër 4 km larg Lezhës dhe 55 km larg Tiranës me një thellësi 10 km.

Lëkundjet u ndjenë në të gjithë qytetet e Veriut si Lezhë e Shkodër dhe deri në Tiranë e Durrës

Sipas EMSC magnituta ishte 4.8 e shkallës Rihter.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale.

Ajo që konstatohet është se tërmeti përkon me të njëjtin hark kohor kur ndodhë dhe tërmeti i fuqishëm i vitit 2019.