Transmetuar më 17-10-2021, 22:48

Tërmeti rreth 5 ballë që u regjistrua sonte në mbrëmje në Shqipëri, ora 22.13, e kishte epiqendrën 4 km larg Lezhës dhe u ndje gjerësisht në të gjithë Shqipërinë.

Shërbimi sizmik evropian EMSC e konfirmoi këtë lëkundje sizmike, raportoi noa.al. Shërbimi shqiptar nuk dha ndonjë informacion.

Mësohet se tërmeti kishte fuqi 5 ballë dhe thellësi vetëm 2 kilometra. Një përditësim nga EMSC e uli në 4.8 ballë fuqinë e këtij tërmeti.

Qytetarët raportojnë se tërmeti u ndje shumë në Lezhë.

Po ashtu Tirana e përjetoi gjerësisht. Durrësi ishte po ashtu ndër rrethet që u ndje më së shumti tërmeti.

Shkodra, Laçi, Shëngjini po ashtu raportojnë se e ndjenë tërmetin.

Shërbimi sizmik italian konfirmoi se tërmeti u ndje edhe në jug të Italisë, sidomos në Bari.

Po ashtu tërmeti është ndjerë në Malin e Zi, sidomos në Ulqin, por deri dhe në kryeqytetin Podgoricë.

Në Kosovë, u ndje gjerësisht.

Në Maqedoni, u ndje sidomos në rajonet kufitare me Shqipërinë.

Në Bullgari, nëse 300 km nga epiqendra, banorët raportuan se e ndjenë tërmetin.

Vijon..