Transmetuar më 17-10-2021, 23:40

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet nga numërimi i rreth 14 mijë votave në Podujevë.

Sipas këtyre rezultateve,  kandidati i LDK-së, Ekrem Hyseni vazhdon të kryesojë, teksa ndiqet nga kandidati i Vetëvendosjes Shpëjtim Bulliqi.

Por, sa vota ka marrë deri tash kandidati i Nismës, Xhemajl Hasani?

Ai ishte bërë viral gjatë fushatës për deklaratat e tij nëpër studio televizive dhe postimet në Facebook. Madje, shprehej i bindur se do të fitonte.

Por si duket parashikimet e Hasanit nuk kanë dalë pasi ai deri tani sipas KQZ-së ka arritur të marrë vetëm 44 vota.