Transmetuar më 18-10-2021, 07:53

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka shpallur fitoren e partisë së tij në zgjedhjet lokale të së dielës në Maqedoni të Veriut. Një një konferencë për shtyp, Ahmeti tha se BDI ka fituar në Likovë, Pllasnicë dhe Saraj që në raundin e parë.

Ndërkohë, sipas tij, BDI udhëheq edhe në Tetovë, Çair, Kërçovë, Strugë, Zhelinë, Tearcë dhe Bogovinë.

Ahmeti tha se shkohet në balotazh në Dibër, Vrapçisht dhe Çashkë, kurse theksoi se presin ende për Gostivarin.