Transmetuar më 18-10-2021, 08:06

Zgjedhjet në Kosovë kanë pasur edhe rezultate të çuditshme.

Në komunat me shumicë serbe të Kosovës zgjedhjet kanë qenë formale, pasi ose nuk pati garë, ose ajo ishte formale. Me udhëzim nga Beogradi, serbët votuan masivisht për Listën Serbe dhe kjo ka bërë që në disa zona të dalin edhe rezultate të çuditshme, si rasti në komunën e Ranillugës, ku fituesja është zgjedhur me 100 për qind të votave.

Fituese është shpallur Katarina Ristiç-Iliç e Listës Serbe. Ajo ishte e vetmja kandidate në këto zgjedhje, që në këtë rast më shumë rëndësi pati pjesëmarrja dhe dalja e votuesve se sa për kë do të votonin.