Transmetuar më 18-10-2021, 08:40

Një “tërmet” tronditi botën e futbollit. Mauro Icardi dhe Wanda Nara u divorcuan?! Thashethemet u përhapën në Argjentinë, por kishin origjinën nga një "story" misterioze, e ndarë disa herë dhe më pas u hoq nga vetë Wanda, gjë që i bëri fansat e saj të shqetësoheshin.

Molla e sherrit midis sulmuesit të PSG dhe gruas së tij është bërë Maria Eugenia Suarez, e njohur si Kina. Ajo është një aktore, këngëtare dhe modele argjentinase. Si aktore debutoi në moshën 11 vjeçe, duke luajtur në serialin televiziv “Rincón de luz”.

8 María Eugenia Suárez ideas | china suárez, model, maria

Në vitin 2015 debutoi në ekranin e madh me përshtatjen si film të librit Abzurdah. Emri i saj është përfolur shumë edhe jashtë Argjentinës, pikërisht për shkak të lidhjes së supozuar me Mauro Icardi.

Në Instagram, nofka e saj është "sangrejaponesa" dhe ka 5.000 ndjekës, përfshirë Pocho Lavezzi, Antonela Roccuzzo, Tucu Correa, Oriana Sabatini dhe motra e Wandës, Zaira Nara.

ARGENTINA TOP MODEL 12, MARIA EUGENIA SUAREZ - published by DiegoJoak on  day 2,108 - page 1 of 1

María Eugenia Suárez Riveiro, e njohur më mirë si China Suarez, lindi më 9 mars 1992 në Buenos Aires, Argjentinë. Ajo është vajza e Guillermo Suárez dhe Marcela Riveiro Mitsumori; ka një vëlla më të madh të quajtur Agustín Suárez. Gjyshja e saj nga nëna, Marta Mitsumori, ka lindur në Argjentinë dhe ka origjinë japoneze.

Nga viti 2012 deri më 2013, Suárez u lidh me aktorin argjentinas Nicolás Cabré, me të cilin kishte një vajzë, Rufina, e lindur më 18 korrik 2013. Nga viti 2015 deri më 2021 ajo kishte një lidhje me aktorin kilian Benjamín Vicuña, me të cilin ka dy fëmijë: Magnolia, e lindur më 7 shkurt 2018 dhe Amancio, e lindur më 28 korrik 2020. Çifti u nda korrikun e kaluar.