Transmetuar më 18-10-2021, 09:02

Është një José Mourinho i kënaqur, ai që analizoi humbjen e Romës së tij në stadiumin “Allianz” kundër Juventusit. “Special One” komentoi për mikrofonat e DAZN 1-0 në favor të bardhezinjve, në ndeshjen e javës së tetë të Serie A, vendosur nga një gol i pjesës së parë, me autor Moise Kean:

"Sonte pamë një Romë të madhe. Është e vetmja gjë që mund t’iu them lojtarëve të mi. Në fakt, ua thashë këtë në dhomat e zhveshjes. Natyrisht që po flasim për një humbje dhe zero pikë. Sonte nuk morëm asnjë pikë, por pamë Romën e shkëlqyeshme në të gjitha aspektet.

Padyshim që humbja është gjithmonë humbje, por nëse shikoj projektin, duhet të evidentoj rritjen e skuadrës. Mund të bëj gabime dhe të kem një opinion tjetër, por skuadra më e mirë në fushë, ajo që meritonte të fitonte, humbi".

Mourinho gjithashtu foli për rikuperimin e tri minutave në pjesën e dytë, një vendim i gjyqtarit Orsato, që e zemëroi fort: "Është një gjë e dukshme, e cila tregon qartë një qëllim. Një gjë tjetër është episodi i penalltisë, të cilin nuk dua ta komentoj.

Nuk kam gjithçka në dorë, nuk e kam parë dhe dua të përpiqem të izolohem nga ky episod,  përqendrohuni në atë që bëri ekipi im. Ne luajtëm shumë mirë, Juventusi pati vështirësi të mëdha. Unë fitova këtu disa vite më parë pa e merituar shumë, ndërsa humba sonte, kur ekipi im luajti mjaft mirë. Sidoqoftë, e përsëris, humbja është humbje dhe ne po dalim nga këtu me zero pikë".

Trajneri i Romës shpjegoi episodin e penalltisë, me Abrahamin dhe Veretout duke pretenduar të gjuanin topin nga pika e bardhë: "Abraham është një djalë trim, ai ishte në aksionin e penalltisë. Kishte në një moment besimi të madh. Ne kemi një hierarki me Veretout, i dyti është Pellegrini dhe i treti është Abraham".