Transmetuar më 18-10-2021, 09:14

Një aksident në seri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në zonën e Currilave në Durrës.

Nga aksidenti bëjnë me dije burimet nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Ka qenë një mjet me targa italiane ai që ka përplasur 4 makina të tjera.

Nuk ka ende një njoftim zyrtar nga ana e policisë në lidhje me aksidentin, ndërkohë që në pamje shihen dhe dëmet e mëdha materiale që kanë pësuar mjetet.