Transmetuar më 18-10-2021, 10:34

Kryeqyteti i Kinës, Pekini, ka filluar të ofrojë një dozë të tretë përforcuese të vaksinës anti-Covid, shkruan “Xinhua”.

Doza përforcuese do t’u jepet personave me imunitet të rrezikuar.

Më shumë se 2.23 miliardë doza të vaksinave COVID-19 janë administruar në territorin kinez, sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit.

Që nga fillimi i pandemisë, Kina ka njohur 96.579 raste me infeksione, 4636 humbje jete dhe 90.677 të shëruar.

Ndonëse ishte vendi që në fillimet e pandemisë kishte më shumë të infektuar, në pak javë Kina u kthye në vendin me më pak raste të reja pas masave drastike për ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit virusal.