Transmetuar më 18-10-2021, 10:43

Regjistrohen incidentet e para me nisjen e vitit të ri akademik.

Studentët janë përplasur ditën e sotme me policinë në hyrje të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Ata kanë bllokuar hyrjen pasi nuk lejohen që të futen brenda ambienteve të universitetit nëse nuk janë të vaksinuar.

Studentët e revoltuar me vendimin e FSHN-së që nuk i lejojnë të hyjnë në auditore, kanë bllokuar rrugën. Në zonë kanë ardhur forca të shumta policie, për të normalizuar situatën.

Kujtojmë se sot nis viti akademik 2021-2022. Pas më shumë se një viti mësimi online, studentët dhe pedagogët do të rikthehen në auditore, duke paraqitur certifikatën e vaksinës ose një vërtetim që kanë kryer të paktën një dozë, ose duke paraqitur një test PCR negativ.

Në Tiranë studentët paralajmërojnë protesta në ditët në vazhdim.