Transmetuar më 18-10-2021, 11:27

Mauro Icardi ndez merkaton e futbollit. Sulmuesi argjentinas nuk po gjen shumë hapësirë ​​te PSG dhe po flitet për një lamtumirë të mundshme që në janar.

Ditët e fundit, edhe ngjarjet private kanë rindezur vëmendjen ndaj tij, me kthimin e mundshëm në Itali (Juve është gjithmonë në “pole”).

Ish-kapiteni i Interit, sipas mediave iberike, gjithashtu mund të përfundojë te Barcelona në formë shkëmbimi. Kjo do ta lumturonte Lionel Messi, sepse do të merrte në kthim Kun Aguero, të cilin e la si “jetim” te Barça.

Lionel Messi's off and Jack Grealish signs, but spare a thought for Sergio  Aguero in this whole sorry saga – The Warm-Up - Eurosport

Ndërkohë, Dani Alves, 38 vjeç, është në Barcelonë këto ditë, pasi përfundoi kontratën me San Paolo. Braziliani po kërkon një skuadër që të jetë në gjendje të vazhdojë karrierën. Ai iu është ofruar zyrtarisht blaugrana-ve, që të mund të regjistrohej deri në fund të sezonit me ta.

Një propozim që është refuzuar. Siç raportoi “Mundo Deportivo”, kthimi i Alves në “Camp Nou” nuk është në planet e Barçës.