Transmetuar më 18-10-2021, 13:32

Nis ‘fortuna’ në Policinë e Shtetit. Ka një sërë ndryshimesh në drejtoritë e qarqeve.

Kështu, Ardian Çipa rikthehet në polici, në postin e drejtorit të Policisë së Elbasanit, ndërsa Policia e Tiranës, do të drejtohet nga Lorenc Paganika, duke zëvendësuar në këtë post Rebani Japuin. Drejtor i Antiterrorit në vend të Gledis Nanos është emëruar Alban Dautaj.

Nga nesër, Gledis Nano do bëjë prezantimin e drejtuesve të rinj, ndërsa më pas do ketë edhe ndryshime të tjera në nivel vendor.

Ndryshimet

Lorenc Paganika, Drejtor në Tiranë

Hamdi Fjora, Drejtor në Shkodër

Oltion Bitri, Drejtor i Policisë në Lezhë

Gentian Berberi, Drejtor në Vlorë

Ardian Çipa, Drejtor në Elbasan

Alfred Çepe, Drejtor në Fier

Gjovalin Loka, Drejtor në Korçë

Neritan Nallbati, Drejtor në Durrës

Rebani Jaupi, Drejtor i departamentit për sigurinë publike

Edmond Sulaj, Drejtor në Kukës

Bledar Çeliku, Drejtor në Gjirokastër

Skënder Hitaj, Drejtor në Dibër

Alban Dautaj, Drejtor i Antiterrorit

Fatmir Hoxha, Drejtor i drejtorisë së kufirit dhe migracionit Korçë

Saimir Boshnjaku, Drejtor i drejtorisë së kufirit dhe migracionit Tiranë

Sokol Cana, Drejtor i drejtorisë së kufirit dhe migracionit Gjirokastër

Arben Joca, Drejtor i drejtorisë së kufirit dhe migracionit Shkodër