Transmetuar më 18-10-2021, 14:09

Vazhdojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ekzekutimit të Alban Semakut kufoma e të cilit u gjet të dielën në Peqin.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se dyshohet që Simaku është vrarë pikërisht në vendin ku u gjet edhe trupi i tij.

Paraprakisht mendohet se ai është rrëmbyer në qytetin e Lushnjes dhe më pas është transportuar përemes fshatrave në drejtim të Peqinit ku edhe është ekzekutuar. Në trupin e pajetë të viktimës janë gjetur 4 plumba të kalibrit 9 mm, tre e kanë goditur në shpinë dhe një në kokë.

Trupi i viktimës u gjet dje (17 tetor) nga banorët e lagjes "Çezmë" në Peqin që njoftuan policinë e Peqinit dhe më pas atë të Elbasanit e cila është duke vijuar hetimet. Për autorin/ët e vrasjes nuk ka ende asnjë të dhënë.

Kujtojmë se Alban Semaku, 38 vjeç, ishte liruar në maj të këtij viti nga burgu i Peqinit ku kishte vuajtur 6 vite e 8 muaj burg dënim për veprat penale "prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike", "prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake" dhe "kanosje".

Një nga pistat që po heton Prokuroria e Elbasanit është ajo e larjes së hesapeve për të shkak të të të shkuarës kriminale të viktimës.