Transmetuar më 18-10-2021, 14:33

Ka ndërruar jetë nga Covid sekretari i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Colin Powell.

Sipas familjes, ai u shua pas komplikacioneve nga covid-19, në moshën 84 vjeçare.

CNN shkruan se udhëheqja e tij në disa administrata republikane, ndihmoi në formimin e politikës së jashtme amerikane në vitet e fundit të shekullit të 20-të dhe vitet e para të shekullit të 21-të.

Popullariteti i tij kombëtar u rrit pas fitores së koalicionit të udhëhequr nga SHBA gjatë Luftës së Gjirit, dhe në mesin e viteve ’90, ai u konsiderua një nga pretendentët kryesorë për t’u bërë Presidenti i parë me ngjyrë i Shteteve të Bashkuara./CNN