Transmetuar më 18-10-2021, 15:02

Ndodh edhe kështu. Humb zgjedhjet, fajëson horoskopin!

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Anton Quni ka arritur t’i marrë vetëm 14,98% të votave në zgjedhjet e djeshme. Mirëpo një nga faktorët për humbjen e djeshme sipas tij është edhe pozita e yjeve në horoskop.

“Është fakt që kemi filluar vonë. Kjo më shumë lidhet me shëndetin tim. Thuajse nga salla e operacionit jam kyçur në fushatë. Besoj që e kemi bërë më të mirën që kemi mundur, me prezantimin e programit, me agjendën tonë, me takimet, me bashkëbisedimet, me promovimet e të gjithë atyre vlerave që ne i ofrojmë për qytetarët. Normal, kjo çështje varet nganjëherë edhe nga pozita e yjeve në horoskop. Këto nuk kanë qenë në favorin tonë”.