Transmetuar më 18-10-2021, 15:37

Paratë i kthehen pronarit! Gjykata e Elbasanit ka pushuar çështjen veprës penale për “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Më 2 nëntor të vitit 2017, pas nisjes së hetimit ndaj ish-ministrit Saimir Tahiri, në një makinë “Range-Rover” u gjetën dhe bllokuan 863 mijë e 100 euro nga policia e Elbasanit. Gjithashtu brenda mjetit u sekuestruan dhe tre patenta ludrimi të mjetëve detare, që i përkisnin ish-ministrit Saimir Tahiri dhe bashkëshortes së tij, Fatlinda Tahiri.

E gjithë çështja ka rezultuar një flluskë, pasi sasia e eurove Cash i është kthyer Lefter dhe Orest Sotës, me argumentin se shuma financiare rridhte si rezultat i veprimtarisë tregtare të kompanisë “IKONA”, Sh.p.k.

Nisur nga kjo situatë prokurorja e Elbasanit, Erida Kokonozi ka preceduar me një kërkesë në gjykatë, duke kërkuar pushimin e veprës penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.