Transmetuar më 18-10-2021, 17:52

Përfshihet nga flakët një banesë në Korçë.

Si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi Pirro Dolani. Ndërkohë kanë shpëtuar tre të tjerë të cilët janë larguar me vrap.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarrfikësit dhe policia.

Zjarrfikësit po fikin flakët për të mos u përhapur përreth.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

Grupi hetimor gjithashtu ndodhet në vendngjarje.