Transmetuar më 18-10-2021, 18:18

Ndërsa Kosova regjistroi 24 orët e kaluara vetëm një rast personi të infektuar me koronavirus, Shqipëria raportoi për 217 raste të reja me kovid, raporton noa.al.

Janë kryer 2522 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 217 qytetarë, në këto bashki:

143 në Tiranë, 20 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 4 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Kavajë, Mat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Konispol, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Tepelenë, Delvinë, Mallakastër, Divjakë, Dibër, Kurbin, Has.

Janë 6274 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar.

Në 24 orët e fundit kanë vdekur me COVID19, nëntë qytetarë: një qytetar nga Lezha 57 vjeç, një nga Kruja 66 vjeç, një nga Mati 66 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 71-74 vjeç, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një nga Berati 78 vjeç, një nga Përmeti, 78 vjeç dhe një qytetare nga Vlora 83 vjeçe.

Janë shëruar 202 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,085 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 217

Të shëruar në 24 orë 202

Të shtruar në spitale 153

Humbje jete në 24 orë 9

Testime ditore 2522

Testime totale 1,261,888

Raste pozitive 178,188

Raste të shëruara 169,085

Raste Aktive 6,274

Humbje jete 2,829

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3078

Durrës 710

Fier 698

Shkodër 486

Elbasan 231

Berat 194

Gjirokastër 191

Lezhë 188

Kukës 159

Korçë 143

Vlorë 114

Dibër 82