Transmetuar më 18-10-2021, 17:17

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informoni sot se 24 orët e fundit u testuan me kërkesë të tyre 1419 shtetas.

Nga këta ka rezultuar vetëm një person i infektuar me koronavirusin e ri Sars-Cov2, raporton noa.al.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes duke bërë që për të disatën ditë radhazi të mos ketë viktima.

Raportohet se janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936.

Në total numri i rasteve aktive është 632.