Transmetuar më 18-10-2021, 18:27

Një banesë u përfshi nga flakët sot pasdite në Korçë. Pë pasojë ka humbur jetën një person dhe arritën të shpëtojnë tre familjarë të tjerë.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se rreth orës 17:15, në lagjen nr. 11, ka rënë zjarr në banesën në pronësi të shtetasit Dh. Dolani. dhe për pasojë ka gjetur vdekjen vëllai i tij shtetasi Vasil Dolani rreth 64 vjeç dhe janë lënduar lehtë pronari i banesës Dh. Dolani, shtetasi J. Dolani. dhe shtetasja V. Dolani.

Shërbimet e policisë dhe zjarrfikëses, ndodhen në vendngjarje dhe po punohet për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit.