Transmetuar më 18-10-2021, 18:41

9 persona kanë humbur jetën dhe janë shënuar 217 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e funcit në Shqipëri.

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 2522 testime, 217 qytetarë të infektuar, 9 humbje jete dhe 202 të shëruar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 18 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 2522 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 217 qytetarë, në këto bashki: 143 në Tiranë, 20 në Fier, nga 5 qytetarë në Durrës, Lushnje, nga 4 qytetarë në Kamëz, Gjirokastër, nga 3 qytetarë në Pukë, Krujë, Kavajë, Mat, nga 2 qytetarë në Shkodër, Kukës, Tropojë, Lezhë, Vlorë, Sarandë, Konispol, Gramsh, nga 1 qytetar në Kuçovë, Tepelenë, Delvinë, Mallakastër, Divjakë, Dibër, Kurbin, Has.

Janë 6274 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 153 pacientë, nga të cilët 24 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 9 qytetarë: një qytetar nga Lezha 57 vjeç, një qytetar nga Kruja 66 vjeç, një qytetar nga Mati 66 vjeç, dy qytetar nga Tirana 71-74 vjeç, një qytetare nga Durrësi 78 vjeçe, një qytetar nga Berati 78 vjeç, një qytetar nga Përmeti, 78 vjeç dhe një qytetare nga Vlora 83 vjeçe. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 202 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 169,085 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Tetor 2021)

Raste të reja ditore 217 Të shëruar në 24 orë 202 Të shtruar në spitale 153 Humbje jete në 24 orë 9 Testime ditore 2522

Testime totale 1,261,888 Raste pozitive 178,188 Raste të shëruara 169,085 Raste Aktive 6,274 Humbje jete 2,829

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 3078 Durrës 710 Fier 698 Shkodër 486 Elbasan 231 Berat 194 Gjirokastër 191 Lezhë 188 Kukës 159 Korçë 143 Vlorë 114 Dibër 82