Transmetuar më 18-10-2021, 19:22

Drejtoresha e gjimanzit “Çajupit” ka dhënë dorëheqjen mbrëmjen e sotme.

Gjithçka ka ndodhur 10 ditë pas sherrit që dëgjeneroi deri në përdorimin e armës së zjarrit dhe që i pati rrënjët nga një konflikt verbal mes dy mësueseve të kësaj shkolle.

Mësohet se Vojsava Kumbulla, ka dhënë dorëheqjen ditën e sotme.

Elida Qenanaj, mësuese Letërsie dhe Domenika Toptani, mësuese historie, u përfshinë në një sherr shumë të shëmtuar një javë më parë, për arsye banale, ku u përdor edhe arma, duke rrezikuar edhe nxënësit.

Nga ky sherr ku u përfshinë 6 persona pati edhe të plagosur ndërsa ditën e sotme policia arrestoi edhe njërin prej tyre.

Zyra Vendore e Arsimit Parauniversitar Tiranë ka njoftuar se dy mësueset janë pezulluar nga puna.

5 familjarë të tjerë të mësueseve janë vënë nën hetim janë: Elton Kasaj, 30 vjeç, Enrik Qenami, 41 vjeç, të afërm të mësueses së letërsisë Elida Qenami dhe Enea Kovaçi, 32 vjeç, Ndriçim Qefalija, 43 vjeç, Laert Duro, 41 vjeç dhe është shpallur në kërkim Alvaro Toptani, 27 vjeç, i afërmi i mësueses së Historisë, Domenika Toptani.