Transmetuar më 18-10-2021, 22:02

Tjetër ngjarje e rëndë me protagonistë shqiptarët në Itali. Fillimisht u raportua për një 29-vjeçar i cili u gjet i pajetë në një rrethrrotullim pranë Pizas.

Ndërsa më pas u mësua se një 60-vjeçar nga Shqipëria është aksidentuar për vdekje në rrugën Vecchia.Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, ndërsa shtetasi shqiptar ishte duke udhëtuar me mjetin tip “Nissan Qashqai”. Makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një mur.

Si pasojë e përplasjes është kthyer përmbys mjeti. Shoferi ndërroi jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Deri më tani nuk dihet arsyet e këtij aksidenti tragjik. Dyshohet se 60- është shpërqendruar gjatë drejtimit të makinës. Në aksident nuk janë përfshirë mjete apo persona të tjerë.