Transmetuar më 18-10-2021, 22:14

Kryeministri Edi Rama është shprehur se është i hapur për diskutuar me PD lidhur me propozimet për ndryshimet kushtetuese dhe për vettingun e qytetarëve.

Gjatë një interviste në “EuroNews”, Rama tha se është i gatshëm që të diskutojë me PD për gjithçka, por nuk do pranonte të diskutonte për çështjet e brendshme të selisë blu.

Kryeministri theksoi se së pari duhet të vijojë vettingu në sistemin e drejtësisë.

“Nuk jemi këtu për të dhënë përgjigjen çfarë do të ndodh. Jemi të hapur për ta diskutuar, ka dhe një vetting tjetër, mund të ketë dhe shumë vetting të tjerë. Vetingu i madh, nuk është për të kushtëzuar, sepse është një domosdoshmëri për të mbyllur procesin dhe ai është një vetting për tu përfunduar dhe për jo për tu negociuar. Këtu jemi katër, SHBA, BE, qeveria dhe SHBA. Këto të tjerat do i diskutojmë. Për tu ulur jemi të gatshëm jo për ndryshimet kushtetuese dhe për këto, por për gjithçka që nuk është çështje e brendshme e PD. Nëse do të na bindin që duhen zhbërë ndryshimet kushtetuese, do i dëgjojmë me shumë respekt,”-tha Rama.