Transmetuar më 19-10-2021, 07:24

Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një qytetari dhe plagosjen e një tjetri.

Sipas burimeve të Noa.al ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, në vendin e quajtur "Kryqëzimi i Dajçit ".

Automjeti me drejtues shtetasin Zyhdi Meti është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin V.T., e për pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasi Zyhdi Meti, dhe ka marrë dëmtime e është dërguar në spitalin e Traumës, Tiranë drejtuesi i mjetit tjetër, shtetasi Vilson Tola.

Në vendngjarje kanë shkuar zjarfikësit dhe policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes. Dyshohet parakalim i gabuar. Noa.al