Transmetuar më 19-10-2021, 08:09

Dhjetëra qytetarë u mblodhën dje për të protestuar kundër rritjes së çmimeve përpara godinës së Kryeministrisë tek bulevardi "Dëshmorët e Kombit".

Disa qytetarë provuan të ishin tepër të devotshëm në protestë edhe në ditën me shi.

Por dyshimi që ngrihet nga ata është se kush po i vëzhgon nga kryeministria. Përgjatë ditëve të protestës shihet një grilë e hapur në katin e fundit të godinës së Kryeministrisë.

Fotoja e mëposhtme është bërë më datë 11 tetor, dhe siç duket, grila është e hapur. Foto tjetër është shkrepur dje.

Nuk dihet kush po i shikon, por dikush nga kryeministria po i vëzhgon!!